Nënshkruhen vendimet e para për pagesë të kompensimit në të holla për të porsalindur në komunën Butel
- – Kryetari i Komunës Butel, Darko Kostovski sot i nënshkroi vendimet e para për pagesë të kompensimit për të porsalindur, në vlerë prej 5.000 denarëve. Mbështetja financiare është paraparë në programin për mbrojtje sociale për vitin 2026 dhe angazhimin e kryetarit të komunës për përmirësimin e kushteve për familjet e reja në komunën Butel.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) – Kryetari i Komunës Butel, Darko Kostovski sot i nënshkroi vendimet e para për pagesë të kompensimit për të porsalindur, në vlerë prej 5.000 denarëve. Mbështetja financiare është paraparë në programin për mbrojtje sociale për vitin 2026 dhe angazhimin e kryetarit të komunës për përmirësimin e kushteve për familjet e reja në komunën Butel.
“Përveç kësaj, qeveria lokale po investon në infrastrukturë për më të vegjlit, gjë që do të krijojë kushte për një të ardhme më të mirë për çdo fëmijë. Në komunën e Butelit po ndërtohen dy çerdhe, në Butel 1 dhe Butel 2, dhe në periudhën e ardhshme do të ndërtohen tri çerdhe të reja - në Radishan, Vizbeg dhe Butel 1. Qeveria lokale po ndërton të ardhme për çdo familje dhe për të gjithë qytetarët e komunës së Butelit”, thuhet në kumtesën e komunës Butel. fc/
Foto: Komuna Butel