• сабота, 16 мај 2026

Në VK "Bllatë" për katër muaj kanë kaluar 496.705 udhëtarë, ose 49 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Në VK

Dibër, 7 maj 2026 (MIA) - Në vendkalimin kufitarë "Bllatë" në kufirin e Maqedonisë dhe Shqipërisë pranë Dibrës, gjatë katër muajve të parë të vitit kanë kaluar gjithsej 496.705 udhëtar, që është 49 për qind numër më i madh, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. 

"Qarkullimi i udhëtarëve në këtë pikë kufitare është në rritje të vazhdueshme. Në periudhën janar–prill kanë kaluar 496.705 udhëtarë, krahasuar me 333.640 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet një rritje prej rreth 49 për qind. Frekuenca më e lartë është regjistruar në muajin prill me 135.508 udhëtarë, kundrejt 106.712 në prillin e vitit të kaluar. Në pikën kufitare funksionojnë tre sportele dhe gjithçka po zhvillohet në rendin më të mirë", deklaroi për MIA-n Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme.

Sipas statistikave zyrtare, në janar kanë kaluar 120.797 udhëtarë, kundrejt 79.701 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, në shkurt 114.629 kundrejt 70.101, ndërsa në mars 125.771 kundrejt 77.126 udhëtarëve në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në rritjen e frekuencës, përveç përmirësimit të infrastrukturës rrugore në të dy anët e kufirit për udhëtime dhe vizita të qytetarëve të të dyja vendeve, ndikim ka edhe fakti që qytetarët shqiptarë nga rajoni kufitar, rrethi i Peshkopisë, vijnë masivisht në Dibër për furnizim me karburant dhe produkte ushqimore. qa/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан