• четврток, 09 април 2026

Në Uashington sot Dialog strategjik Maqedoni-ShBA

Në Uashington sot Dialog strategjik Maqedoni-ShBA

 Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Pas një pushimi katërvjeçar, në Uashington sot do të mbahet sesioni i dytë i Dialogut Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së.

Delegacioni i lartë qeveritar kryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski dhe ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska.

 "Dialogu Strategjik përfaqëson një platformë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e partneritetit me ShBA-në, me fokus në fushat kryesore me interes të ndërsjellë, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin teknologjik, ekonominë, tregtinë dhe energjinë, si dhe luftën e përbashkët kundër kërcënimeve transnacionale dhe forcimin e sigurisë kufitare", qëndron në komunikatën e MPJTJ.

Nga atje  theksojnël se me mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik konfirmohet vazhdimësia e aleancës midis dy vendeve dhe përkushtimin e përbashkët për avancimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë.

 

Mucunski së fundmi në një intervistë theksoi se do të jemi vendi i parë në Evropë që në kuadër këtij administrimi  do të ketë seancë të dialogut strategjik në Uashington. Shprehu pritje se Dialogu Strategjik do të hapë diskutime serioze në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, dhe se do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан