Në shtëpinë ligjvënëse mbahet debat kombëtar dy ditësh për rolin e Kuvendit në procesin e inkuadrimit në BE
- Në shtëpinë ligjvënëse pasdite do të mbahet debat kombëtar dy ditësh për rolin e Kuvendit në procesin e inkuadrimit në BE.
Shkup, 25 prill 2026 (MIA) - Në shtëpinë ligjvënëse pasdite do të mbahet debat kombëtar dy ditësh për rolin e Kuvendit në procesin e inkuadrimit në BE.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, në sesionin e parë plenar me temën "Modeli i përfshirjes së Kuvendit në procesin e inkuadrimit drejt BE-së", do të mbajnë fjalim kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, Zoran Dimitrovski, zëvendësministër i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Fani Karanfilova-Panovska, zëvendës kryetare e LSDM-së, Marija Risteska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Hulumtime dhe Krijim të Politikave-CRPM dhe Gordan Georgiev, ish deputet dhe kryetar i Forumit për politika të mençura.
Në seancën e dytë plenare të nesërme me temën "Trupat punuese të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procesi i anëtarësimit në BE" do të flasin Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Venko Filipçe, kryetar i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Eli Panova, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ish ministër i Punëve të Jashtme dhe Cvetanka Ivanova, ish sekretare e përgjithshme e Kuvendit. sa/
Foto: MIA arkivi