• сабота, 16 мај 2026

Në Shtip fillon vlerësimi i Grupit të Batalionit të këmbësorisë së lehtë në kuadër të stërvitjes "Shkëndija 26"

Në Shtip fillon vlerësimi i Grupit të Batalionit të këmbësorisë së lehtë në kuadër të stërvitjes

Shkujp, 20 prill 2026 (MIA) - Në kuadër të stërvitjes "Shkëndija 26" sot në kazermën "Jane Sandanski" në Shtip do të fillojë procesi i vlerësimit të Grupit të Batalionit të këmbësorisë së lehtë, me qëllim përmbushjen e objektivave të kapaciteteve të NATO-s.

Stërvitja, e cila filloi dje dhe do të vazhdojë deri më 27 prill në disa lokacione, është vazhdim i serialit "Shkëndija maqedonase" dhe paraqet hap të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të kapaciteteve operative të Armatës.

Qëllimi kryesor i stërvitjes është që të kryejë vlerësim të aftësive luftarake të Grupit të Batalionit të këmbësorisë së lehtë, si dhe gatishmërisë së saj për kryerje të detyrave operative në kushtet reale. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан