Në Shkup mbahet biznes-forumi i Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit, kushtuar avancimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
- Biznes-forumi i Maqedonisë së Veriut dhe kazakistanit, kushtuar avancimit të bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit do të mbahet sot në Shkup, kumtoi Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Biznes-forumi i Maqedonisë së Veriut dhe kazakistanit, kushtuar avancimit të bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit do të mbahet sot në Shkup, kumtoi Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja do të mbahet në hapësirat e Odës me fillim në orën 11:30.
Në kuadër të ngjarjes do të nënshkruhen Marrëveshja për themelim të Këshillit të biznesit mes Odës për tregti ndërkombëtare të kazakistanit dhe Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Memorandum për bashkëpunim mes Qendrës për zhvillim të politikës tregtare "QazTrade" dhe Agjencisë prë investime të huaja dhe promovim të eksportit.
Delegacioni biznesor i kazakistanit është i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Integrimeve të Republikës së Kazakistanit, Arman Shakaliev, i cili ndodhet për vizitë pune në vend. ab/
Foto: МIА arkivi