• сабота, 16 мај 2026

Në Qendrën urgjente janë dërguar tre punëtorë të ndërtimtarisë, dy me lëndime më të lehta, një me fraktura

Në Qendrën urgjente janë dërguar tre punëtorë të ndërtimtarisë, dy me lëndime më të lehta, një me fraktura

Shkup, 24 prill 2026 (MIA) - Dy nga punëtorët të ciltë sot në mëngjes u ngujuan nga dheu në një vend ndërtimi në Kisella Vodë janë me lëndime më të lehta trupore dhe kontuzione, ndërsa njëri është me fraktura në të dy pjesët nën gjunj dhe një mbi gju, informoi Qendra urgjente pranë Kompleksit të klinikave "Nëna Terezë" në Shkup.

"Lidhur me fatkeqësinë në vend ndërtimin në Kisella Vodë, informuam se në Qendrën urgjente janë dërguar tre punëtorë të lënduar të ndërtimtarisë. Dy nga punëtorët janë me lëndime më të lehta dhe kontuzione, në rrjedhë janë procedurat diagnostike. Tek njëri prej tyre menjëherë është sanuar lëndimi i bërrylit. ndërsa pacienti i tretë është me fraktura në të dy pjesët nën gjunj dhe një mbi gju. Po ndiqet gjendja shëdnetësore e të lënduarve dhe vazhdon trajtimi i tyre mjekësor", thonë nga Qendra urgjente.

Mjeku Dragan Panov, shef i ndërrimit në Ndihmën e shpejtë mjekësore - Shkup, paraprakisht për MIA-n deklaroi se gjatë fatkeqësisë jetën e humbi një punëtor i ndërtimtarisë dhe tre të tjerë janë lënduar.

Mjeku Panov deklaroi se sipas informatave fillestare, të pësuarit me siguri janë të moshës prej 35 deri 45 vjeç, por ekspertiza do të tregojë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë dhe nën çfarë rrethana ka ndodhur fatkeqësia. Viktima, siç tha, sipas informatave të para, është në moshë 34 vjeçare.

"Intervenuam me katër auto-ambulanca", tha mjeku Panov.

Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq, kumtoi se sot në mëngjes në orën 08:17 në SPB Shkup ka pasur paraqitje se në vendin e ndërtimit në rrugën "Kozjak" në Shkup, gjatë gërmimit të themeleve, janë ngujuar nga dheu tre punëtorë. "Prej tyre, dy janë nxjerrë dhe me auto-ambulancë të Ndihmës së shpejtë mjekësore janë dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë", ndërkaq në koordinim me Qendrën për menaxhim me kriza dhe Brigadën zjarrfikëse po ndërmerren masa për nxjerrjen edhe të personit të tretë", thonë nga MPB. ab/

Fotо: МIА Arkivi/МIА

 

 

Остани поврзан