Në një ishull grek janë zbuluar disa tonë kokainë
- Të paktën pesë persona janë arrestuar në një ishull grek derisa ka qenë duke lundruar në Oqeanin Atlantik, në pronësi të një narkobosi të njohur grek, ndërsa është zbuluar sasi më e madhe e kokainës që mund të arrijë edhe deri mbi pesë tonelata, njofton korrespondentja e MIA-s.
Athinë, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën pesë persona janë arrestuar në një ishull grek derisa ka qenë duke lundruar në Oqeanin Atlantik, në pronësi të një narkobosi të njohur grek, ndërsa është zbuluar sasi më e madhe e kokainës që mund të arrijë edhe deri mbi pesë tonelata, njofton korrespondentja e MIA-s.
Hetimi policor është duke vijuar dhe tani për tani ekzistojnë informacione shtesë, por sipas mediave aksioni është zbatuar nga Sektori për luftë kundër drogës të Policisë greke dhe në bashkëpunim me Agjencinë amerikane për Luftë Kundër Drogës (DEA).
Anija është nisur nga Greqia drejt Amerikës Latine, ku është marrë droga dhe është kthyer drejt Evropës, është zbuluar në afërsi të Oqeanit Atlantik dhe sipas mediave tashmë dy ditë me ndihmën e marinës franceze tërhiqet drejt bregut francez.
Janë arrestuar pesë persona në disa lokacione të Greqisë, ndërsa mes të arrestuarve, sipas mediave fillesare është edhe një narkobos i njohur.
Janë arestuar edhe anëtarë të bordit.
Infornacionet e para jozyrtare në Greqis këtë mëngjes ishin se është sekuestruar mbi një tonelatë kokainë, por tani është duke u bërë matja dhe sasia mund të arrijë deri në pesë ose më shumë tonatala. mb/
Foto: MIA