• петок, 20 февруари 2026

Në një aksident ajror në Kolumbi humbën jetën 15 persona

Në një aksident ajror në Kolumbi humbën jetën 15 persona

 Bogotë, 29 janar 2026 (MIA) - Trembëdhjetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit mbrëmë humbën jetën pas rrëzimit të një aeroplani në Kolumbi.

 Aeroplani u ngrit nga qyteti verior i Kukutës, por u zhduk nga radarët para se të ulej në Okania. Aeroplani u rrëzua pranë kufirit me Venezuelën.

 Autoritetet kolumbiane konfirmuan se nuk kishte të mbijetuar në aksident. Ende hetohet shkaku i rrëzimit të aeroplanit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан