• четврток, 04 декември 2025

Në Masaçusets janë arrestuar 56 pedofilë të dyshuar

Në Masaçusets janë arrestuar 56 pedofilë të dyshuar

Uashington, 11 nëntor 2025 (MIA) - Një grua dhe 55 burra janë arrestuar në të gjithë shtetin amerikan Masaçusets për prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve për abuzim seksual ndaj fëmijëve dhe përdorimin e tyre.

Të dyshuarit janë nga mosha 18 deri në 75 vjeç. Njëzet e pesë persona akuzohen për posedim të pornografisë së fëmijëve, ndërsa 19 për abuzim me fëmijë.

"Kemi arrestuar biznesmenë, bashkëshortër dhe prindër të suksesshëm. Disa kanë lidhur marrëveshje me informatorë policorë dhe kanë ardhur në këtë lokalitet me qëllim për të pasur marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur për para. Ky shfrytëzim i fëmijëve të pafajshëm duhet të ndalet!", deklaroi koloneli Daniel Taker. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан