Në maj apo qershor do të hapet diskutimi për ndryshime kadrovike në Qeveri, paralajmëroi Mickoski
- Në maj apo qershor do të hapet diskutimi për ndryshime të mundshme kadrovike në Qeveri, paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski gjatë prezantimit të sotëm të automjeteve strajker në kazermën në Petrovec.
Shkup, 25 maj 2026 (MIA) - Në maj apo qershor do të hapet diskutimi për ndryshime të mundshme kadrovike në Qeveri, paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski gjatë prezantimit të sotëm të automjeteve strajker në kazermën në Petrovec.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse me partnerët e koalicionit tashmë po bisedohet për rikonstruim të Qeverisë, Mickoski konfirmoi se ka bisedime.
"Kemi biseduar, sepse edhe partnerët e koalicionit, por edhe VMRO-DPMNE kanë rigrupime dhe ristrukturime të brendshme. Pres në maj-qershor të ulemi dhe të bisedojmë, dhe absolutisht do të bisedojmë hapur për të gjitha temat", deklaroi kryeministri.
Ai theksoi se analizat do të përfshijnë se cilat kuadro nuk kanë pasur sukses, cilat po, si dhe cilat pozita mund të ndryshohen apo mund të pësojnë rotacion.
Në pyetjen nëse ka ministra nga puna e të cilëve është i pakënaqur, kryeministri u përjgigj shkurtimisht se nuk do të komentojë më shumë nga ajo që është thënë. ab/
Foto: Qeveria