• среда, 15 април 2026

Në Kuvend seancë për pyetjet e deputetëve

Në Kuvend seancë për pyetjet e deputetëve

Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet seanca plenare e 95-të, në të cilën në rend dite është parashtrimi i pyetjeve të deputetëve.

Seanca për pyetjet e deputetëve mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, ndërsa kryeministrit dhe ministrave u drejtohen pyetjet e para nga partitë opozitare.

Çdo të enjte të fundit të muajit mbahet edhe brifingu i rregullt i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me gazetarët. sa/

Foto: MIA arkivi

 

Остани поврзан