• петок, 20 февруари 2026

Në Gjenevë filluan negociatat trepalëshe për Ukrainën

Në Gjenevë filluan negociatat trepalëshe për Ukrainën

 Gjenevë, 17 shkurt 2026 (MIA) - Negociatat trepalëshe midis Rusisë, ShBA-së dhe Ukrainës filluan sot në hotelin "Interkontinental" në Gjenevë, deklaroi një burim për mediat ruse.

 Takimet do të mbahen sot dhe nesër, më 18 shkurt.

 Delegacionin rus në Gjenevë e udhëhiq ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinski.

 I dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp, Steve Vitkof, dhe dhëndri i liderit amerikan Xhared Kushner, do të marrin pjesë në takimin për procesin e paqes për Ukrainën, ata kryesojnë delegacionin amerikan.

 Delegacionin ukrainas e udhëheq shefi i Kabinetit të presidentit të Ukrainës, Kirill Budanov.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан