• петок, 15 мај 2026

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

11 maj 2026 (MIA)

330. - Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) u bë kryeqendra e re e Perandorisë romake. Qyteti u quajt sipas emrit të imperatorit Konstantini i parë i madh.

1904. - Në Figeras lindi Salvador Dali, piktor spanjoll dhe protagonist i surealizmit në Francë dhe SHBA. Vizatimet e tij janë interpretuar deri në përsosmëri dhe çdoherë në hapësirë, në të cilën ndjehet vendlindja. Pas Luftës së Dytë Botërore u kthye në Spanjë dhe punoi piktura komerciale në frymën e misticizmit katolik.

1916. - Vdiq Maks reger, kompozitor i romantizmit të vonshëm, pianist dhe pedagog muzikor gjerman. Lindi më 9 mars të vitit 1873.

1927. - Vdiq piktori francez me origjinë spanjolle Huan Gris, pinoer i stilit të njohur si kubizmi sintetik.

1931. - Bankroti i "Kredit-Anshtalt", bankës më të madhe austriake, e shënoi fillimin e kolapsit financiar në Evropën qendrore.

1946. - Në Milano, me koncertin me të cilin dirigjoi Arturo Toskanini, përsëri u hap Skala milaneze. U ndërtua në vitin 1778, nga Xhyzepe Permarini dhe në të mund të marrin pjesë 3.000 shikues.

1949. - Izraeli u pranua në Kombet e Bashkuara.

1974. - Në tërmetin i cili e kaploi pjesën jugore të RP të Kinës humbën jetën rreth 20.000, ndërsa u lënduan rreth 30.000 njerëz.

1968. - Qeveria franceze u përul para kërkesave të studentëve dhe njoftoi lëshime në një përpjekje për t'i dhënë fund një jave përleshjesh nëpër rrugët e Parisit.

1985. - Pesëdhjetë e gjashtë vetë gjetën vdekjen dhe më se 200 të tjerë u plagosën kur tribuna kryesore e stadiumit të futbollit të qytetit Bredford në Irlandën e Veriut, u përfshi nga zjarri.

1988.  - Vdiq gazetari dhe oficeri i shërbimit britanik, Harold "Kim" Filbi. Ai u quajt "njeriu i tretë" që u dha mundësinë spiunëve sovjetikë, Guy Burges dhe Donald Meklin, të arratiseshin në vitin 1951 në Rusi.

1992. - Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kërkuan largimin e forcave federale jugosllave nga Bosnja dhe thirrën ambasadorët e tyre nga Beogradi.

1997. - Superkompjuteri IBM mundi në shah Geri Kasparov. Kjo ishte ndeshja e parë që një makinë triumfoi mbi  një kampion botëror.

1998. - India kreu tri shpërthime të nëndheshme bërthamore, duke shkaktuar dënim në shkallë botërore dhe  ngritur tensionin me Pakistanin.

1999. - Një pikturë e impresionistit francez, Paul Cezanne, u shit për 60.5 milionë dollarë, dy herë më shumë se shuma e llogaritur nga shtëpia e ankandit “Sauthbei”. Një vepër tjetër e dytë impresioniste e George Seurat u shit për  35.2 milionë dollarë.

 

Остани поврзан