6 maj 2026 (MIA)
1626. - Ardhacaku holandez Piter Minuit nga indianët e bleu ishullin Menhetën - në të cilin më vonë është ndërtuar Nju-Jorku.
1856. - Në Frajberg lindi Sigmund Frojd, shkencëtar austriak, themelues i psikoanalizës. Veprat e tij më të njohura janë "Hyrje në psikoanalizë", "Ndaj psikopatalogjisë së jetës së përditshme" dhe Shpjegimi i ëndrrave". Vdiq në Londër, më 23 shtator të vitit 1939.
1859. - Vdiq Aleksandar fon Humbolt, gjeograf, astronom dhe hulumtues gjerman, njëri nga themeluesit e gjeografisë shkencore. I pari e vendosi rregullën për uljen e temperaturës me rritjen e lartësisë mbidetare.
1889. - Në Paris zyrtarisht u hap Kulla e Ajfelit. Konstruktor i kullës është inxhinieri Gustav Ajfel. Kulla u vendos në sheshin e Parisit Shan de Mars dhe është e lartë 320 metra.
1919. - Në konferencën e paqes në Versaj pas Luftës së Parë Botërore, Gjermanisë iu morën kolonitë në Afrikë.
1976. - Në qytetin verior italian Udine në tërmet e humbën jetën 973 persona.
1994. - Në Meksikë, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Botërore për numërtimin e artikujve (EAN), si anëtare e rregullt është pranuar edhe Organizata e Maqedonisë EAN-MAQ.
1994. - Presidenti francez Fransoa Miteran dhe mbretëresha angleze Elizabeta e Dytë e hapëm tunelin Lamansh.
1998. - Të paktën 150 persona humbën jetën nga ujërat e ardhur të lumenjve për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në pjesën jugore të Italisë.
2006. - Vdiq udhëtarja e fundit e mbijetuar e anijes Titanik, amerikanja Lilian Gertrud Asplund. Sipas raportit të Senatit amerikan, në fatkeqësi kanë humbur jetën 1.523 persona.
###