• сабота, 16 мај 2026
Në Ditën e sotme

27 prill 2026 (MIA)

1463. - U nënshkrua në Shkup marrëveshja e paqes midis forcave shqiptare dhe ushtrive osmane. Gjatë vitit 1462 Sulltan Mehmeti i dytë dërgoi kundër Shqipërisë tre ekspedia njërën pas tjetrës. Luftëtarët shqiptarë, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, i thyen ato dhe e detyruan sulltanin të kthehet. Një vit më vonë ai u detyrua të nënshkruajë paqen me shqiptarët, e cila nuk zgjati veç një vit.

1521. - Lundërtari portugez, Ferdinand Magelan, u vra nga vendasit në ishullin Maktan të Filipineve, ndërsa po kryente udhëtimin e parë përreth botës.

1791. - Lindi Samuel Mors, shpikës amerikan i kodit Mors. Ai e përuroi përdorimin e tij komercial më 24 maj 1844, duke dërguar mesazhin "Çfarë ka bërë Zoti?" nëpërmjet linjës së parë telegrafike midis Uashingtonit dhe Baltimorës.

1867. - U shfaq për herë të parë në Paris opera e Sharl Gunodit "Romeo dhe Zhuljeta".

1941. - Athinën në Luftën e Dytë Botërore e ndërmorën trupat gjermane pas rezistencës greke që zgjati 180 ditë.

1950. - Britania njohu shtetin e ri të Izraelit.

1950. - Kryeministri australian, Robert Mensies, paraqiti një projektligj për ndalimin e Partisë Komuniste.

1960. - Territori francez i administruar nga OKB-ja Togolend fitoi pavarësinë si Republika e Togos.

1961. - Sierra Leone fitoi pavarësinë në gjirin e Komenuelthit nga Britania e Madhe dhe parlamenti mbajti sesionin e tij të parë me Ser Milton Margain si kryeministër.

1978. - Forcat e armatosura të Afganistanit morën pushtetin, duke krijuar një qeveri të bazuar në parimet islamike. Presidenti Daud u vra dhe presidenti i ri Nur Mohamed Taraki shpalli Republikën Demokratike të Afganistanit.

1992. - Një aeroplan i forcave ajrore të Zambias që po transportonte ekipin kombëtar të futbollit të Zambias u rrëzua në Atlantik afër brigjeve të Gabonit, duke vrarë të gjithë njerëzit të cilët ndodheshin në bord.

1993. - Eritrea fitoi pavarësinë nga Etiopia pas 30 vjetësh lufte civile pas një referendumi nën mbikëqyrjen e OKB-së.

1993. - Përfaqësuesit e Kinës dhe Zajvanit, për herë të parë nga viti 1494, u takuan në Singapor.

1996. – Përfundon lufta e Libanit.

1997. - Hong-Kongu përuroi zyrtarisht urën më të gjatë hekurudhore në botë, që lidh koloninë me aeroportin e saj të ri në bregdet.

2001. - Gjenerali Nikolai Sollovcov u emërua në krye të forcave strategjike ruse, në të cilat bëjnë pjesë dhe raketat bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Gjenerali Sollovcov, 52 vjeç, e ka kryer kryesisht karrierën e tij në forcat strategjike. Ai zëvendësoi gjeneralin Vladimir Jakovlev.

2006. – Fillon ndërtimi i Kullës së Lirisë për një Qendër të re Botërore të Tregtisë në Nju-Jork.

2014. - Pas një sëmundje të gjatë vdiq poeti, eseisti, dramaturgu dhe përkthyesi portugez Vasko Grasa Moura.

Остани поврзан