• сабота, 16 мај 2026
Në ditën e sotme

4 maj 2026 (MIA)

- Sot është Dita Botërore e Luftës Kundër Astmës

1626. - Indianët shitën Ishullin Menheten material dhe butona me vlerë 24 dollarë.

1715. - Një prodhues francez prezanton ombrellën e parë të palosshme.

1776. - Ishulli Rode, shpall pavarësinë nga Anglia.

1886. - Një demonstratë e punëtorëve në Çikago, u kthye në një protestë të dhunshme, kur një bombë shpërtheu.

1928. - Ka lindur burrështetasi Hosni Mubarak, president i Egjiptit nga viti 1981, pas vrasjes së Anvar el Sadatit.

1930. - Mahatma Gandi u arrestua nga britanikët.

1970. - Policia Kombëtare e Ohajos gjuajti mbi protestuesit kundër luftës, duke vrarë katër studentë dhe duke plagosur nëntë.

1980. - Në Lubjanë vdiq Josip Broz Tito, president i ish-Federatës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë, kryetar i Lidhjes së komunistëve të Jugosllavisë. Ka lindur në fshatin Kumrovec, Zagorje të Kroacisë, në vitin 1892.

1993. - Republika e Maqedonisë dhe drejtoria e PTT-së janë pranuar në anëtarësinë e Unionint ndërkombtar për telekomunikacion - organizatë e specializuar e OKB-së në fushën e telekomunikacionit me seli në Gjenevë.

2002. - Gjatë rrëzimit të aeroplanit nigerian në qytetin Kano në Nigeri e humbën jetën 148 njerëz. Në aksidentin ajror e humbi jetën edhe ministri nigerian i Sportit, Ishaja Mark Aku.

2003. - Zvicerani me prejardhje indiane Dani Bekman u pranua në Gardën zvicerane, njësiti i cili e ruan papën, si pjesëtar i tij i parë i cili nuk është i bardhë.

2005. - Të paktën 60 persona e humbën jetën, ndërsa më shumë se 150 janë lënduar në një sulm të një vetvrasësi me bombë në qytetin irakian Erbil.

2007. - Vdiq kosmonauti amerikan Uolter Marti Shira, i vetmi i cili ka fluturuaur në kozmos me të tre llojet e anijeve kozmike amerikane, i treti i cili e rrotulloi Tokën, dhe kozmonauti i pestë amerikan.

Остани поврзан