• сабота, 16 мај 2026

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

28 prill 2026 (MIA)

1442. - Lindi mbreti Eduard IV i Anglisë, bir i Riçardit, Duka i Jorkut. Gjatë mbretërimit të tij nga viti 1461 e më pas, Mbreti Eduard IV u përfshi në betejat ndërmjet dinastive angleze të Jorkut dhe Lankosterit, betejë e cila njihet me emrin "Lufta e trëndafilave".

1503. - Ushtria spanjolle mundi atë franceze në betejën e Cerinjolës, pranë Napolit.

1758. - Lindi Xhejms Monro, presidenti i pestë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doktrina e vitit 1823, doktrinë e cila mban emrin e tij, shprehte idenë se kontinentet amerikane nuk duhej të konsideroheshin si subjekt për kolonizimin e ardhshëm nga një fuqi evropiane.

1770. - Kapiteni Xhejms Kuk zbarkoi me anijen e tij në gjirin e Botanisë në Australi.

1889. - Lindi Antonio Salazar, kryeministri dhe diktatori i Portugalisë nga viti 1932 deri më 1968.

1924. - Lindi presidenti i parë i Zambias, Kened Kaunda (1964-'91). Ai u bë kryeministër në janar të vitit 1964, dhjetë muaj përpara se vendi i tij të fitonte pavarësinë.

1937. - Lindi Sadam Hysein, president i Irakut që prej vitit 1979 deri në vitin 2003, kur u rrëzua regjimi i tij, pas një lufte që një koalicion shtetesh, i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisi kundër Irakut.

1945. - U ekzekutua nga partizanët italianë pranë liqenit të Komos, një ditë pas arrestimit të tij, diktatori fashist italian, Benito Musolini.

1952. - Japonia rifitoi sovranitetin dhe pavarësinë e saj pas hyrjes në fuqi të traktatit të paqes të San Franciskos në vitin 1951.

1965. - Marinsat amerikanë zbarkuan në Republikën Domenikane pas përmbysjes së qeverisë së Donald Reid Kabralit.

1969. - Presidenti francez Sharl de Gol dha dorëheqjen, pasi votuesit hodhën poshtë me referendum reformat e mëdha qeveritare.

1975. - Amerikanët e braktisën Sajgonin, me çfarë përfundoi intervenimi 20 vjeçar i SHBA-së në Vietnamin Jugor.

1980. - Dha dorëheqjen Sekretari i Shtetit Amerikan, Sairus Vens, i cili nuk mundi të duronte dështimin e misionit komando për lirimin e pengjeve amerikane në Iran.

1992. - U kthye në Shën Petersburg trupi i Dukës së Madh, Vladimir Kiriloviç Romanov, trashëgimtari i fronit vakant rus. Romanov vdiq më 21 prill po të këtij viti.

1992. - Dha dorëheqjen në mënyrë formale presidenti italian, Françesko Kosiga. Menjëherë pas tij, Xhovani Spadolini bëhet president interim.

1998. - Eksploruesi britanik Dejvid Empellmen - Adams arriti në polin gjeografik të veriut, duke u bërë kështu njeriu i parë që arriti në polet manjetike dhe gjeografike të kohës.

2000. - Bukureshti dhe Kisinau nënshkruan një traktat rumuno-moldav, i cili mbronte dhe forconte marrëdhëniet e posaçme mes Rumanisë dhe Moldavisë.

2005. - Iraku krijoi qeverinë e parë demokratike në 50 vjetët e fundit.

2007. - Në afërsi të dy xhamive shiite tek rruga kryesore tregtare-afariste në qytetin e shenjtë irakian Qerbela në shpërthim e një auto-bombe janë vrarë 50 njerëz, ndërsa 70 janë plagosur.

2008. - Të paktën 70 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 420 janë lënduar në përplasjen e dy trenave për udhëtarë në lindje të Kinës. Aksidenti ka ndodhur kur treni i cili ka qarkulluar nga Pekini në drejtim të pushimores Kingao, ka dalë nga binarët dhe është përplasur në vendin Cibo, në provincën Shandong, me tren tjetër i cili ka ardhur nga drejtimi kundërt, nga pushimorja Jantai.


###

 

Остани поврзан