• петок, 20 февруари 2026
Në ditën e sotme

9 shkurt 2026 (MIA)

1540. – Në vendin Rudaj Filds, në afërsi të qytetit anglez Çester, u mbajt gara e parë me kuaj në botë.

1773. – Uiliam Henri Hrison, presidenti i nëntë i SHBA-së (1841 –1841). Vdiq një muaj pas inaugurimit, më 4 prill të vitit 1841.

1849. – Revolucionari Italian Xhuzepe Macini e shpalli Romën për Republikë.

1874. – Vdiq historiani dhe shkrimtari francez Zhil Mishle, stilist i jashtëzakonshëm, autor i një sere veprave historike, filozofike dhe lirike. Ishte kundërshtarë i monarkisë, kishës, hierarkisë dhe komunizmit, ndërsa me prirje shkruante për revolucionet burzhoane. Veprat: “Historia e Francës”, “Historia e Revolucionit francez”, “Historia e shekullit XIX”, “Mali”, “Zogu”.

1881. – Në Petrograd vdiq Fjodor Mihajlloviç Dostoevski, shkrimtar i madh rus dhe botëror. Midis veprave të tij më të njohura janë romanet dhe tregimet “Njerëz të varfër”,  “Krim dhe ndëshkim”, “Vëllezërit Karamazov”, “Idioti”, “Shënime nga shtëpia e të vdekurve” dhe të tjera. Ka lindur në Moskë, më 11 nëntor të vitit 1824.909. – Franca dhe Gjermania arritën marrëveshje për Marokun, me të cilin Berlini i pranoi interesat e posaçme të Parisit në këtë vend afrikanoverior në ndërrim për koncesion ekonomik.

1934. – Në Athinë, Greqi, Rumani, Turqi dhe Mbretërinë e Jugosllavisë e nënshkruan Paktin ballkanik për shkak të mirëmbajtjes së përparimit territorial të Ballkanit, i ballafaquar me politikën revizore të vendeve të mposhtura në Luftën e Dytë Botërore, posaçërisht Bullgaria dhe Hungaria, të cilat i mbështeste Italia. Pakti u prish nën presionin e Gjermanisë dhe praktikisht është prishur para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

1941. – Trupat gjermane, nën komandën e gjeneralit Romel, nga Italia kaluan në Afrikën Veriore, që do të thoshte hyrje në luftërat e rënda të frontit afrikan në Luftën e Dytë Botërore.

1942. – Në anije e udhëtarëve “Normandia”, atëherë anija më e madhe dhe më elegante  në botë në kategorinë e tij, shpërtheu zjarr, me ç’rast anija u fundos në limanin e Nju-Jorkut.

1945. – Në Los Anxhelos lindi aktorja amerikane Mia Farou. Në vitin 1964 e ka luajtur rolin në serialin televiziv “Qyteti Pejton”, me ç’rast fitoi fame të madhe. Në vitin 1968 filmi “Foshnja e Rozmarit” i regjisorit Roman olanski në të cilin Farou u shfaq fitoi nominim për Oskar.

1945. – Shkencëtari Selman Vaksman dhe studenti i tij Albert Shac e zbuluan antibiotikun streptomicin për të sëmurët nga tubekulozi. Vaksman antibiotikun e parë e zbuloi në vitin 1940, i cili u tregua si toksik për shëndetin e njerëzve.

1962. – Xhamajka u bë shtet i pavarur në kuadër të Komonveltit britanik.

1971. – Në tërmetin në rajonin e qytetit amerika Los Anxheles jetën e humbën të paktën 58 persona.

1977. – Vdiq konstruktori i aeroplanëve Sergej Vlladimiroviç Ilushin, i cili për tre dekada konstruktoi më shumë se 50 lloje të aeroplanëve. Veçanërisht është i njohur për aeroplanin  e blinduar “Il-2” për nevojat e lundrimit ajror sovjetik në Luftën e Dytë Botërore dhe aeroplanët e udhëtarëve të konstruktuar pas luftës (“Il-12”, “Il-18”, “Il-62″,”Il-86”)

1977. – Bashkimi Sovjetik dhe Spanja vendosën marrëdhënie diplomatike.

1991. – Në referendumin në Lituani, nga i cili janë përjashtuar qytetarët nga kombësia ruse më shumë, 90 për qind e votuesve të këtij vendi baltik për ndarje nga Bashkimi Sovjetik.

1995. – Republika e Maqedonisë dhe Republika e Indisë vendosën marrëdhënie diplomatike.

1996. – Në shpërthimin e fuqishëm të cilin e zbatoi IRA terroriste, me ç’rast pas 17 viteve është ndërprerë armëpushimi, në Londër jetën e kanë humbur dy persona, ndërsa janë plagosur 100.

1999. – Republika Popullore e Kinës i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Maqedonisë për shkak të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kinës Tajvan.

2005. – Pas sëmundjes së rëndë vdiq radio gazetari televiziv Millovan Iliq Minimaks. Ai arriti shumë sukses me emisionet “Nesër është e premte”, dhe “Saktë në mesditë” etj. Ka lindur më 5 nëntor të vitit 1938 në Lignicë, afër Kraguevcit.

2012. – Prej sot një rrugë në Pragë e mban emrin “Makedonska”. në ceremoninë e lëshimit solemn në përdorim të rrugës, e cila gjendet në lagjen Prosek, në komunën Praga 9, morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe ambasadës së Maqedonisë në çeki, si dhe maqedonas të cilët jetojnë në metropolin çek.

Остани поврзан