• четврток, 12 март 2026

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

NP "Rrugët e Maqedonisë" rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан