Në ditën e sotme
- 1536. - Gjykata angleze e shpalli për fajtore Ana Bolen, bashkëshorten e dytë të mbretit Henri i Tetë, për tradhlti bashkëshortore dhe incest me vëllain e tij lordin Rosfor. Dy ditë më vonë, kryepeshkopi Krenmer "konstatoi" se martesa (e lidhur në vitin 1533) është e pavlefshme. Për shkak të kësaj, Henri e prishi lidhjen me Kishën Katolike për shkak
15 maj 2026 (MIA)
1536. - Gjykata angleze e shpalli për fajtore Ana Bolen, bashkëshorten e dytë të mbretit Henri i Tetë, për tradhlti bashkëshortore dhe incest me vëllain e tij lordin Rosfor. Dy ditë më vonë, kryepeshkopi Krenmer "konstatoi" se martesa (e lidhur në vitin 1533) është e pavlefshme. Për shkak të kësaj, Henri e prishi lidhjen me Kishën Katolike për shkak
se papa është kundërshtuar për martesën, ndërsa "kurorëshkelësja" së shpejti ishte ekzekutuar, pas çfarë Henri i Tetë u martua edhe katër herë për shkak se nuk kishte fëmijë mashkull.
1571. - Përvetësuesit tatarë e dogjëm Moskën.
1767. - Xhenova Francës ia shiti ishullin Korzika.
1797. - Trupat e gjeneralit francez Nepoleon Bonaparta, i cili në Itali e udhëhoqi fushatën ushtarake dyvjeçare të suksesshme kundër Austrisë, hynë në Milano.
1859. - Në Paris ka lindur Pjer Kiri, kimist dhe fizikant i njohur. Së bashku me bashkëshorten e tij, Mari, ai punoi mbi magnetizmin dhe radioaktivitetin.
1886. - Vdiq poetja e njohur amerikane Emili Dikinson. Ajo shkroi të paktën 800 poema, pesë prej të cilave mbetën të pabotuara deri pas vdekjes së saj.
1923. - Britania e Madhe e njohu Transjordaninë si shtet i pavarur, nën emrin Abdullah.
1940. - Armata holandeze në Luftën e Dytë Botërore kapituloi dhe iu dorëzua trupave gjermane.
1955. - U nënshkrua në Vjenë midis Britanisë, Francës, Shteteve të Bashkuara dhe BRSS, 'Traktati i Vjenës', në bazë të të cilit Austria rimori pavarësinë.
1957. - Britania bëri provën e bombës së parë me hidrogjen në Ishullin e Pashkëve në Paqësor.
1974. - Në Beograd konstituohet Kuvendi i parë i delegatëve të RSF Jugosllavisë, në të cilën kryetar u bë Kiro Gligorov.
1987. - Vdiq aktorja amerikane e filmit Rita Hejvort, seks simboli amerikan, në vitet e 40-ta të shekullit 20-të.
1992. - Në Pert, Australi, është hapur Qendra e parë informative e Maqedonisë jashtë kufujve të Republikës së Maqedonisë.
1992. - Forcat e Frontit Popullor të opozitës në Azarbajxhan hoqën presidentin Ajaz Mutalibov nga posti vetëm një ditë pasi parlamenti e rivendosi atë në këtë post.
1996. - Udhëheqësi i krahut të djathtë Atal Bihari Vazhpajë u bë kryeministri i parë nacionalist i Indisë, pasi partia e tij Bharatija Xhanata u shkri si partia e vetme e madhe në parlament.
1999. - Astronomët zbuluan sistemin e parë diellor jashtë sistemit tonë, me tri planete të mëdha që rrotulloheshin rreth një ylli si Dielli.
2006. - SHBA i ripërtëriu tërësisht marrëdhëniet diplomatike me Libinë.
2007. - Të paktën 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar në shpërthimin e bombës në një hotel në qytetin Peshevar të Pakistanit. Boma ka shpërthyer në recepsionin e një hoteli katërkatësh "Merhaba", i cili ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit, në afërsi të xhamisë Masxhid Mohabat Kan.
2007. - Të paktën 45 persona kanë humbur jetën, ndërsa 60 të tjerë janë lënduar kur një kamion-bombë përplot me klor ka shpërthyer afër tregut në fshatin shiit Abu Sejdah, në provincën irakiane Diala, në verilindje të Bagdadit.
###