• сабота, 16 мај 2026
Në ditën e sotme

29 prill 2026 (MIA)

- Sot është Dita Botërore e Kërcimit

1429. - Pas shtatë muajsh rrethim, hyri në Orleand, Zhan D'Ark. Një javë pas hyrjes së saj në Orleand u hoq rrethimi.

1769. - Lindi në Dublin, fituesi i betejës së Vaterlosë, Artur Vellsli, i njohur si Duka i parë i Uellingtonit.

1879. - Lindi dirigjenti i famshëm anglez, Sir Tomas Biçam. Ai u njoh si themeluesi i Orkestrës Filarmonike mbretërore në vitin 1947 dhe punoi njëkohësisht shumë për promovimin e veprave të Sibelius, Richard Shtraus etj.

1899. - Lindi Eduard Kenedi Elington, i njohur si Djuke Elington. Ai ishte drejtues i famshëm orkestre si dhe një pianist i talentuar dhe muzikant jazz-i. Ai kompozoi 2 mijë vepra.

1901. - Lindi perandori japonez Hirohito. Në vitin 1940, kur Japonia ishte nën pushtimin amerikan, Hirohita abdikoi nga froni i perandorit.

1942. - Ushtria japoneze pushtoi qytetin Lashio, duke prerë kështu rrugën që lidhte Kinën dhe Indinë.

1965. - Malta u bë anëtarja e 18-të e Këshillit të Evropës.

1975. - Në orët e fundit të Luftës së Vietnamit, u evakuuan nga Saigoni trupat e fundit amerikane. Gjatë skenave kaotike në ambasadën amerikane mijëra vietnamezë u evakuuan njëlloj si të ishin nënshtetas amerikanë.

1980. - Vdiq Sir Alfred Hiçkok, regjisori i famshëm britanik i njohur për filmat e tij 'thriller', më i famshmi i të cilëve titullohet "Phyko".

1991. - Sharik Tarës i jepet çmimi "Yll i Artë dhe i argjendtë" nga perandori japonez (hyrje në radhët e pasurisë botërore)". Sharik Tara u lind më 12 prill 1930 në Shkup, si pasaardhës i Pashë Jixhit Beu, që ka patur ndikim të madh në zhvillimin e Shkupit të atëhershëm. Pasi e mbaroi shkollën fillore në Shkup, shkollimin e vazhdoi në Stamboll, ku edhe diplomoi në universitetin teknik. Pas përfundimit të magjistraturës në lëmin e ndërtimtarisë, punon në disa firma ndërtimtarie, dhe në vitin 1957 themeloi firmën ENKA hollding, një nga firmat më prestigjioze në Turqi. Ai është themelues i Samitit Ekonomik për Evropën Juglindore, takimi i parë i të cilit u mbajt në Shkup, në mars 2005, nën patronazhin e Branko Crvenkovskit dhe themelues i këshillit të biznesit Turko-Grek dhe Turko-Japonez. Sharik Tara është fitues i disa çmimeve dhe titujve prestigjioze.

1991. - Parlamenti i parë pluralist shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare. Deri atëhere, pothuajse gjysmë shekulli prej 11 janar 1946, Shqipëria kishte qenë Republikë Popullore, si një nga format e diktaturës së proletariatit.

1997. - Në Luksemburg, Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian e nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim.

1998. - Koreja e Veriut publikoi një letër të hapur të udhëheqësit të saj Kim Jongut, ku u shpreh kërkesa për unifikimin me Korenë e Jugut. Ky ishte edhe dokumenti më i rëndësishëm gjatë sundimit të tij katërvjeçar.

2000. - Vdiq në moshën 83 vjeçare dramaturgu i famshëm spanjoll Bujero Vallejo. Veprat e tij pasqyruan epokën represive të pas Luftës Civile në Spanjë. Vallejo fitoi në vitin 1986 çmimim më prestigjioz për letërsinë spanjolle "Servantez Prize", mes shumë të tjerëve, si dhe u konsiderua si babai i teatrit modern spanjoll.

2001. - Tridhjetë e një person humbën jetën në luftimet dhe shpërthimet në shtetin e trazuar nga lufta të Xhamus dhe Kashmirit. Në mes të të vrarëve ishin 16 guerilë separatistë dhe 11 trupa indiane të sigurimit.

2011. - Princi Uilliam dhe Kate Midleton shkëmbyen betimet duke deklaruar "po, dua" në abacinë Uestminster, në prani të afro 1 900 të ftuarve dhe miliona teleshikuesve nga mbare bota. Qindra mijëra njerëz ishin mbledhur në Londër dhe ndoqën ceremoninë martesore të princit Uilliams me Kate Middleton. Ata kanë kaluar natën jashtë vetem e vetem per te qenë dëshmitare te asaj qe konsiderohet si Dasma e Shekullit.

### 

 

Остани поврзан