Në Berovë në mëngjes minus pesë gradë
- Temperaturat e mëngjesit lëvizin nga minus 5 gradë në Berovë deri në 5 gradë në Gjevgjeli. Minus 1 gradë është matur në Kodrën e Diellit, Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë dhe Lazaropole, zero në Strumicë, Shkup-Petrovec, Ohër, Demir Kapi, Manastir dhe Tetovë, një gradë në Pretor, Shtip, Prilep dhe Veles, dy gradë në Krushevë, Kavadar, Kumanovë dhe Vinicë, ndërsa tre gradë në Shkup në Zajçev Rid.
Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Temperaturat e mëngjesit lëvizin nga minus 5 gradë në Berovë deri në 5 gradë në Gjevgjeli. Minus 1 gradë është matur në Kodrën e Diellit, Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë dhe Lazaropole, zero në Strumicë, Shkup-Petrovec, Ohër, Demir Kapi, Manastir dhe Tetovë, një gradë në Pretor, Shtip, Prilep dhe Veles, dy gradë në Krushevë, Kavadar, Kumanovë dhe Vinicë, ndërsa tre gradë në Shkup në Zajçev Rid.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 18 deri në 25 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe erë veriore të lehtë deri në mesatare. Temepratura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë. sa/
foto: MIA