Në BE, transportin publik e përdorin çdo ditë 10,7 për qind e njerëzve, në Maqedoni 9,6 për qind
- Transportin publik, si një pjesë kyçe e transportit urban të qëndrueshëm në Bashkimin Evropian, çdo ditë e përdorin 10,7 për qind e popullsisë. Në Maqedoninë e Veriut rreth 7 për qind e njerëzve çdo ditë përdorin autobusin urban, 2,6 për qind autobusin ndërurban dhe 0,06 për qind trenin (në total 9,6 për qind). Të dhënat tregojnë diferenca të mëdha rajonale dhe tregojnë se në disa komuna të Shkupit rreth 19 për qind e qytetarëve përdorin më shpesh autobusin urban.
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Transportin publik, si një pjesë kyçe e transportit urban të qëndrueshëm në Bashkimin Evropian, çdo ditë e përdorin 10,7 për qind e popullsisë. Në Maqedoninë e Veriut rreth 7 për qind e njerëzve çdo ditë përdorin autobusin urban, 2,6 për qind autobusin ndërurban dhe 0,06 për qind trenin (në total 9,6 për qind). Të dhënat tregojnë diferenca të mëdha rajonale dhe tregojnë se në disa komuna të Shkupit rreth 19 për qind e qytetarëve përdorin më shpesh autobusin urban.
Rreth 10,7 për qind e personave mbi 16 vjeç në Bashkimin Evropian përdorin çdo ditë një formë të transportit publik, ndërsa mbi gjysma e popullsisë – 51për qind nuk përdorin fare transport publik. Në Maqedoninë e Veriut mbi një e treta e qytetarëve përdorin më shpesh makinën, ndërsa rreth 10 për qind e personave mbi 15 vjeç përdorin kryesisht transport publik, ndërsa mbi 8 për qind përdorin transport të organizuar.
Më shumë njerëz çdo ditë përdorin transport publik në Hungari (19,6 për qind), Zvicër (19,2 për qind) dhe Luksemburg (19 për qind). Më pak përdorin në Qipro (4,5 për qind), Itali (5,1 për qind) dhe Slloveni (6,2 për qind).
Nga vendet e rajonit në Shqipëri 16,8 për qind e njerëzve çdo ditë përdorin transportin publik, Bullgaria 15,3 për qind, Serbia 14,8 për qind dhe Greqia 6,7 për qind.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024, 10,7 për qind e personave (16 vjeç ose më të moshuar) në Bashkimin Evropian përdorën çdo ditë një formë të transportit publik, 11,6 për qind e përdorën çdo javë, 10,0 për qind çdo muaj, ndërsa 17,1 për qind e përdorën më pak se një herë në muaj. Nga ana tjetër, 50,6 për qind nuk përdorën fare transport publik.
Ndër vendet e BE-së, përqindja e njerëzve që nuk përdorën transport publik në vitin 2024 ishte më e larta në Qipro me 85 për qind, e ndjekur nga Italia (68,0 për qind), Portugalia (67,8 për qind), Franca (65,1 për qind), Sllovenia (61,6 për qind) dhe Greqia (61,3 për qind). Në anën tjetër të shkallës janë Luksemburgu, ku 15,7 për qind e njerëzve nuk kanë përdorur transport publik në vitin 2024, Estoni (26,6 për qind) dhe Suedi (26,7 për qind.
Kur bëhet fjalë për njerëzit që përdorin transport publik çdo javë, Luksemburgu regjistron përqindjen më të lartë, me 23,1 për qind të njerëzve që e përdorin, pasuar nga Latvia – 19,2 për qind dhe Estonia – 18,2 për qind.
Në Maqedoni, të dhënat më të fundit janë për vitin 2021, kur sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, mbi 35 për qind të popullsisë së përgjithshme të aftë për punë mbi 15 vjeç përdornin makinën për të shkuar në punë ose shkollë, ndërsa rreth 10 për qind përdornin transport publik (7 për qind autobusin urban, 2,6 për qind autobusin ndërurban dhe 0,06 për qind trenin).
Në Shkup, për në punë më shpesh përdorin transport publik banorët e Shuto Orizares, Gjorce Petrovit dhe Gazi Babës, ndërsa transporti i organizuar zëvendëson autobusin urban në Manastir, Velesi, Kavadar dhe Prilep.
Sipas të dhënave për popullsinë e përgjithshme të aftë për punë mbi 15 vjeç, sipas gjinisë dhe llojit të mjetit të transportit që përdoret më shpesh për në punë ose shkollë, të publikuara në grupin e tretë të të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2021, në Shkup mbi 42 për qind e qytetarëve shkojnë më shpesh me makinë (38,4 për qind më shpesh si shofer dhe 4,1 për qind më shpesh si pasagjer), ndërsa mjeti i dytë dhe i tretë më i zakonshëm i transportit janë autobusi dhe ecja në këmbë – nga 13 për qind. Vetëm 2 për qind përdorin transport të organizuar, ndërsa 1,1 për qind autobusin ndërurban.
Autobusi urban përdoret më shpesh në Shuto Orizare – 26 për qind, Gjorçe Petrov – 20 për qind dhe Gazi Babë – 19 për qind, ndërsa më pak në Qendër – 4 për qind dhe Karposh – 8 për qind. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s