• недела, 01 февруари 2026

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë është rritur në 46

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë është rritur në 46

Madrid, 31 janar 2026 (MIA) - Vdekja e gruas 43 vjeçare e cila ishte në repartin intensiv në spitalin Reina Sofia në Kordoba e ka rritur numrin e viktimave në aksidentin në Adamuz, që ndodhi më 18 janar, në 46, njoftuan burimet qeveritare.

Njëzet e tetë nga numri i përgjithshëm i viktimave ishin nga provinca Uelva, transmetoi "Pais".

Viktima, banore e La Palma del Kondako, ishte mes pasagjerëve në trenin Alvia nga Madridi. Në momentin e aksidentit ishte duke u kthyer nga provimi për roje burgu. Pas aksidentit ishte në kujdes intensiv për shkak të problemeve të mëdha me mushkëritë.

Nga dje, 16 nga 126-të pasagjerët e lënduar edhe më tutje janë në spitalet në Andaluzia, nga të cilët dy janë në kujdes intensiv. Shërbimi andaluzian i shëndetësisë njoftoi edhe për një dalje tjetër nga spitali dhe për një pacient që doli nga reparti i kujdesit intensiv.

Për shkak të vdekjes së viktimës më të re, qeveria spanjolle vendosi ta shtyjë përkujtimin shtetëror të planifikuar për sot. Kryeministri spanjoll Pedro Sançez premtoi se shteti do të vazhdojë hetimin dhe do t'u ofrojë mbështetje familjeve të prekura nga tragjedia. sa/

Foto: Sançez në X

Остани поврзан