• недела, 01 февруари 2026

Ndërprerje masive e energjisë elektrike në Moldavi për shkak të problemeve në rrjetin ukrainas

Ndërprerje masive e energjisë elektrike në Moldavi për shkak të problemeve në rrjetin ukrainas

 Kishinjev, 31 janar 2026 (MIA) - Moldavia sot u godit nga ndërprerje masive të energjisë elektrike për shkak të problemeve në rrjetin elektrik të Ukrainës fqinje. Si rezultat, kryeqyteti Kishinjev dhe pjesë të tjera të vendit mbetën pa energji elektrike.

 Sipas kumtesës së Ministrisë së Energjisë së Moldavisë, të publikuar në aplikacionin Telegram, ndërprerjet në rrjetin ukrainas çuan në një rënie të tensionit në njërën nga linjat që furnizojnë Moldavinë.

Kryebashkiaku i Kishinjevit, Jon Çeban, informoi se shumica e lagjeve në kryeqytet ishin pa energji elektrike dhe autoritetet shtuan se as semaforët nuk po punojnë.

 Në të njëjtën kohë, në disa pjesë të Ukrainës janë vendosur ndërprerje emergjente të energjisë elektrike ndërsa metroja në Kiev nuk po punon. Avaria shkaktoi edhe një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të kryeqytetit ukrainas.

 Rrjeti elektrik i Ukrainës  me muaj të tërë ka qenë një nga objektivat kryesore të sulmeve ruse, duke çuar në kufizime të konsiderueshme në furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në javët e fundit.

 Foto: Arkivi/ilustrim

 

Остани поврзан