Numri i turistëve të huaj deri në mars të këtij viti është rritur për 6,9 për qind
- Në mars të këtij viti në vend janë regjistruar 73.921 turistë të cilët realizuan 134.233 bujtje.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Në mars të këtij viti në vend janë regjistruar 73.921 turistë të cilët realizuan 134.233 bujtje.
Nga gjithsej numri i turistëve, 19,7 për qind janë vendas, ndërsa 80,3 për qind janë të huaj. Tek bujtjet, megjithatë, 26,5 për qind janë nga vendi, ndërsa 73,5 për qind janë turistë të huaj.
Në periudhën janar - mars të vitit 2026, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 5,2 për qind. Te turistët vendor ka një rritje për 1,3 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 6,9 për qind.
Numri gjithsej i bujtjeve është ulur për 0,3 për qind. Tek turistët vendor ka rënie për 1,2 për qind, ndërsa tek turistët e huaj ka rritje për 0,2 për qind. rq/
Foto: MIA