Numri i të vdekurve nga tërmeti në Tibet u rrit në 95
- Të paktën 95 persona humbën jetën në tërmetin me fuqi prej 6,8 ballë i cili e goditi pjesën veriore të Himalajeve në afërsi të qytetit të shenjtë në Tibet. Lëkundja ishte ndjerë fuqishëm edhe në Nepal, Butan dhe Indi, informojnë autoritetet kineze.
Pekin, 7 janar 2025 (MIA) – Të paktën 95 persona humbën jetën në tërmetin me fuqi prej 6,8 ballë i cili e goditi pjesën veriore të Himalajeve në afërsi të qytetit të shenjtë në Tibet. Lëkundja ishte ndjerë fuqishëm edhe në Nepal, Butan dhe Indi, informojnë autoritetet kineze.
Tërmeti me epiqendër në Tingri, ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrave. Televizioni shtetëror kinez konfirmoi se 130 persona janë lënduar.
Agjencia shtetërore e lajmeve “Sinhua” informon se më shumë të prekur janë fshatrat Çanguso, Kullo dhe Cuogo në rajonin Dingri.
Nepali fqinj njoftoi se nuk janë regjistruar viktima, por autoritetet janë mobilizuar për vlerësim të dëmeve. fc/
Fotografia: EPA