• понеделник, 19 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Numri i lejeve për ndërtim në shkurt është ulur për 29.7%

Numri i lejeve për ndërtim në shkurt është ulur për 29.7%

Shkup, 11 prill 2025 (MIA)- Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në shkurt të vitit 2025 është zvogëluar për 23.8% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Gjatë muajit shkurt të vitit 2025 janë dhënë 272 leje ndërtimi, që është për 29.7% më pak krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 901 041 mijë denarë, që është për 44.4 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. 

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 137 (50.4%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 73 (26.8%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 62 (22.8%) objektet për rikonstruim. 

Nga gjithsej 272 të objekteve, tek 122 (44.9%) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 150 (55.1%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste. 

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 635 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 51 075 m2, njofton ESHS.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан