NP Higjiena Komunale - Shkup vazhdon me aktivitete të vazhdueshme për mirëmbajtjen e higjienës në qytet
- Gjatë javës së kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup mblodhi dhe transportoi mbeturina komunale nga 5,000 kontejnerë mbitokësorë, nëntokësorë dhe gjysmënëntokësorë të vendosur në të gjitha komunat e Shkupit shtatë herë në javë, në tre ndërrime, ndërsa afërsisht 90,000 kontejnerë të destinuar për asgjësimin e mbeturinat komunale nga familjet individuale zbrazeshin dy herë në javë, sipas një orari të paracaktuar për bllok.
Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Gjatë javës së kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup mblodhi dhe transportoi mbeturina komunale nga 5,000 kontejnerë mbitokësorë, nëntokësorë dhe gjysmënëntokësorë të vendosur në të gjitha komunat e Shkupit shtatë herë në javë, në tre ndërrime, ndërsa afërsisht 90,000 kontejnerë të destinuar për asgjësimin e mbeturinat komunale nga familjet individuale zbrazeshin dy herë në javë, sipas një orari të paracaktuar për bllok.
Siç njoftojnë nga ndermarja gjithashtu vazhdojnë të mirëmbajë vazhdimisht higjienën e zonave publike dhe të trafikut nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit.
"Fshirja manuale dhe me makinë kryhet çdo ditë në zonat publike më të frekuentuara - Rruga Maqedonia, Sheshi qendror Maqedonia dhe sheshet më të vogla Filipi II, Nëna Terezë dhe Bogorodica, Ura e Gurit, urat "Goce Delçev" dhe "Sloboda", urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, si dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit", theksohet në kumtesë. mb/
Foto: NP Higjiena Komunale-Shkup