• четврток, 06 февруари 2025

NP "Higjiena komunale" - Shkup realizon aktivitete të vazhdueshme për mirëmbajtjen e higjienës në Komunën Qendër

NP

Shkup, 5 shkurt 2025

NP Higjiena Komunale - Shkup e mohon deklaratën e kryetarit të komunës Qendër, ku jepen informata të rreme lidhur me aktivitetet e Ndërmarrjes në këtë komunë të Shkupit.

Dëshirojmë të theksojmë se mirëmbajtja e higjienës rreth tregut Bunjakovec nuk është dhe asnjëherë nuk ka qenë nën kompetencën e NP Higjiena Komunale - Shkup, gjithashtu edhe rrugët e shërbimit në komunë. Higjiena e lokacioneve të përmendura është pikërisht nën kompetencën e komunës Qendër, prandaj Gerasimovski, i cili nuk mund të mburret me ndonjë projekt më serioz në Qendër, po përpiqet të kërkojë dikë tjetër
përgjegjës për paaftësin e tij për të mirëmbajtur pastërtinë publike në Qendër.

NP Higjiena Komunale - Shkup  në territorin e komunës Qendër, mbetjen komunale e mbledh dhe e transporton çdo ditë pa asnjë ndërprerje, sipas dinamikës së përcaktuar me Programin operativ për mbledhjen dhe
transportimin e mbetjes komunale nga territori i qytetit të Shkupit. Njëkohësisht, në këtë komunë të Shkupit, çdo ditë realizohet edhe fshierje manuale dhe makinerike e sipërfaqeve publike dhe të trafikut, në përputhje me Planin operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e Qytetit të Shkupit.

Kryetari i komunës Qendër në deklaratën e tij thekson se higjienistët nga Komuna dhe Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Komunës Qendër” kanë pastruar sipërfaqet publike përreth tregut Bunjakovec, si dhe rrugët në
rajonin e përmendur, ku politika ndërhyn aty ku nuk i takon, ndërsa ai punon politikisht për Orce Gjorgievskin dhe VMRO-në.

NP Higjiena Komunale - Shkup ka kompetencë për mirëmbajtjen e higjienës së bulevardeve dhe rrugëve të mbledhjes, si dhe zbrazjen e kontejnerëve mbitokësorë dhe nëntokësorë të vendosura në sipërfaqe  publike.

NP "Higjiena komunale" - Shkup 

______________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: NP "Higjiena komunale" - Shkup 

 

Остани поврзан