NP Higjiena komunale - Shkup largoi 620 metra kub mbeturina nga deponitë e paligjshme në të gjitha komunat e Shkupit
- Gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjienës Komunale-Shkup ngritën dhe transportuan 620 metra kub mbeturina të hedhura ilegalisht nga zonat publike dhe të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit.
Shkup, 28 prill 2026 (MIA) - Gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjienës Komunale-Shkup ngritën dhe transportuan 620 metra kub mbeturina të hedhura ilegalisht nga zonat publike dhe të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit.
Siç informojnë nga ndërmarrja publike, janë zbatuar dy ndërhyrje të mëdha në kuadër të të cilave u larguan deponi të gjera ilegale në komunat Çair dhe Gazi Baba të Shkupit.
Në komunën e Çairit, u krye një ndërhyrje në rrugën Slavej Planina, në afërsi të Teqesë së Shkupit, ku u pastrua një deponi ilegale me afërsisht 150 metra kub mbeturina të rënda, ndërtimore dhe të përziera komunale të hedhura ilegalisht.
Në komunën e Gazi Babës, u laguan 130 metra kub mbeturina nga një deponi ilegale e vendosur në rrugën Pero Nakov.
Ndërmarja vazhdon me aktivitetet e saj të përditshme për të ruajtur higjienën publike përmes pastrimit manual dhe me makinë dhe larjes së bulevardeve dhe rrugëve kryesore të Shkupit. bsh/
Foto: NP Higjiena komunale - Shkup