• сабота, 21 февруари 2026

Norvegjia dhe Italia më të suksesshmet deri në gjysmën e LOD 2026

Norvegjia dhe Italia më të suksesshmet deri në gjysmën e LOD 2026

Milano, 14 shkurt 2026 (MIA) - Në gjysmën e Lojërave olimpike dimërore 2026, nikoqirja Italia dhe Norvegjia janë më të suksesshme për nga numri i medaljeve të fituara.

Norvegjia është lidere në tabelë me tetë medalje të arta, tre të argjendit dhe shtatë të bronzit.

Itlaia ka gjithashtu 18 medalje, gjashtë prej të cilave të arit, tre të argjendit dhe nëntë të bronzit.

Pesë shtete kanë nga katër medalje ari: SHBA-ja, Franca, Gjermania, Suedia dhe Zvicra.

Deri më tani 24 vende u bënë së paku me një medalje.

Sot do të ndahen medalje në: biatlon (sprint i femrave), skijim alpin (veleslallom - meshkuj), patinazh i shpejtë (meshkuj - 500 metra), ksijim i lirë (femra), skijim kros-kantri (stafeta - femra), kërcime me ski (meshkuj - kërcimorja e madhe), skeleton (femra - individuale) dhe patinazh i shpejtë në staza të shkurta (meshkuj - 1500 metra).

Olimpiada në Milano dhe Kortina mbahet prej 6 deri më 22 shkurt. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан