• петок, 15 мај 2026

Noer do ta vazhdojë kontratën me Bajernin e Munihut

Noer do ta vazhdojë kontratën me Bajernin e Munihut

Munih, 13 maj 2026 (MIA) - Portieri i Bajernit të Munihut, Manuel Noer së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re me klubin, njoftoi "Sky Sport".

Pritet që kontrata të nënshkruhet para ndeshjes së bavarezëve kundër Këlnit në xhiron e fundit të Bundesligës, e cila do të luhet më 16 maj.

Paga e Noerit pritet të ulet sipas kontratës së re, e cila do të vlejë deri në vitin 2027.

Noer është në Bajern të Munihut nga viti 2011. Këtë sezon, portieri 40-vjeçar ka mbrojtur në 36 ndeshje në të gjitha garat, ka pranuar 39 gola dhe 11 herë e ka ruajtur rrjetin "të pastër". bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан