Njëmbëdhjetë vjet nga "Lagjja e trimave"
- Sot shënohen njëmbëdhjetë vjet nga përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave – Kumanovë”. Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 humbën jetën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë. Në përleshjen 28 orëshe, jetën e kanë humbur pjesëtarët e forcave të sigurisë - Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Isamedin Osmani, Sasho Samojlovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stomejnoviq, të cilët pas vdekjes u dekoruan me medalje për trimëri. Në përleshjet pati edhe 37 pjesëtarë të plagosur të forcave të sigurisë.
Kumanovë, 9 maj 2026 (MIA) – Sot shënohen njëmbëdhjetë vjet nga përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave – Kumanovë”. Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 humbën jetën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë. Në përleshjen 28 orëshe, jetën e kanë humbur pjesëtarët e forcave të sigurisë - Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Isamedin Osmani, Sasho Samojlovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stomejnoviq, të cilët pas vdekjes u dekoruan me medalje për trimëri. Në përleshjet pati edhe 37 pjesëtarë të plagosur të forcave të sigurisë.
Për nder të viktimave në qarkun e SPB Kumanovë u zbulua pllaka përkujtimore. Nënpunësit policorë të cilët humbën jetën në operacionin në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 morën edhe muralin "Heronjtë jetojnë me nder" në rajonin qendror të Kumanovës.


Dy ditë Kumanova jetoi në frikë dhe pasiguri kur në lagjen dendur të banuar “Tode Mendol”, e njohur nga qytetarët si “Lagjja e trimave”, jehonin përleshje me intensitet të ndryshëm. Lagjja ishte plotësisht e bllokuar nga forcat e sigurisë, banorët u evakuuan nga shtëpitë e tyre, ndërsa helikopterë fluturonin vazhdimisht mbi qytet.
Qytetarët e Kumanovë edhe sot i kujtojnë ato ditë dramatike, me mesazhin se një ngjarje e tillë tragjike nuk duhet të përsëritet kurrë. Frika, pasiguria dhe humbjet që solli “Lagjja e trimave” kanë lënë gjurmë të thella tek qytetarët e Kumanovës. ls/
Foto: MIA, arkivi i MPB-së