• вторник, 24 март 2026

Një raketë iraniane qëlloi bazën e madhe amerikane në Katar

Një raketë iraniane qëlloi bazën e madhe amerikane në Katar

Katar, 4 mars 2026 (MIA) - Një raketë balistike e lansuar nga Irani e ka qëlluar bazën Al-Udeid në Katar, bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, kumtoi Ministria katariane e Mbrojtjes.

Ministria kumtoi se vendi ka qenë objektiv i dy raketave balistike të lansuara nga Irani.

"Sistemet për mbrojtje ajrore me sukses kanë kapur një nga raketat, ndërsa raketa e dytë e ka qëlluar bazën Al-Udeid pa shkaktuar viktima", thuhet në kumtesë.

Ministria nuk dha informata për vendin e saktë të goditjes së raketës ose për dëmin eventual.

Irani tashmë e ka sulmuar bazën vitin e kaluar si hakmarrje për bombardimet amerikane ndaj centraleve bërthamore iraniane.

Al-Udeid është një nga bazat më të rëndësishme amerikane në Lindjen e Mesme. Sipas raporteve, aty zakonisht stacionohen rreth 10.000 ushtarë dhe personel civil. Baza shërben edhe si qendër komanduese për operacionet ushtarake amerikane në rajon.

Shtabi i komandës rajonale amerikane për Lindjen e Mesme (CENTCOM) gjendet në Tampa, Floridë. bsh/

Foto: Al-Udeid në Fejsbuk

Остани поврзан