Një person është mbajtur në stacionin policor pas ngjarjes tragjike në Karposh
- Prokuroria themelore publike Shkup i lëshon të gjitha urdhërat dhe udhëzimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit të djeshëm në Karposh, kur gjatë rënies nga një ndërtesë shumëkatëshe, humbën jetën një nënë dhe fëmija e saj. Një person është mbajtur në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit publik, po ndërmerren veprime për të hetuar përgjegjësinë e mundshme penale.
Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup i lëshon të gjitha urdhërat dhe udhëzimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit të djeshëm në Karposh, kur gjatë rënies nga një ndërtesë shumëkatëshe, humbën jetën një nënë dhe fëmija e saj. Një person është mbajtur në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit publik, po ndërmerren veprime për të hetuar përgjegjësinë e mundshme penale.
Siç thuhet në kumtesën e prokurorisë, është marrë urdhër nga gjyqtari në procedurë paraprake dhe gjatë ditës do të kryhet bastisje e hollësishme e banesës, e cila është vulosur dhe siguruar menjëherë pas inspektimit. Sipas njohurive fillestare, në kohën e incidentit, e ndjera dhe vajza e mitur kanë qenë vetëm në banesë, të mbyllur nga ana e brendshme.

"Sot, me urdhër të prokurorit publik, po merren në pyetje disa persona që kanë njohuri të caktuara, po nxirren të dhëna nga telefonat celularë dhe po sigurohen pamje nga kamerat e mbikëqyrjes dhe pamje të tjera nga disa vende. Dje u urdhërua edhe autopsia e të ndjerëve", thuhet në kumtesë.
Lidhur me procedurat e mëparshme, prokurori publik ka kërkuar raportim të hollësishëm nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qendra për punë sociale me të gjitha raportet dhe ankesat e mëparshme eventuale nga pala e dëmtuar, ndërsa do të urdhërojë edhe kontroll të brendshëm të MPB-së për të hetuar procedurat pas këtyre raportimeve. bsh/
Foto: MIA