• понеделник, 15 декември 2025

Një miliarder amerikan ka dhuruar 99.999 dollarë për njeriun i cili shpëtoi hebrenjtë gjatë sulmit në plazhin e Sidneit

Një miliarder amerikan ka dhuruar 99.999 dollarë për njeriun i cili shpëtoi hebrenjtë gjatë sulmit në plazhin e Sidneit

Uashington, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Një miliarder amerikan ka dhuruar pothuajse 100.000 dollarë - vlera e lejuar maksimale për donacion onlajn - për njeriun të cilin tashmë e quajtën "heroi i plazhit Bondi".

Bëhet fjalë për një qytetar i cili mposhti njërin nga sulmuesit gjatë sulmit dhe ia vodhi armën. Donacioni arrin 99.000 dollarë, që është rreth 85 mijë euro.

Në videon e cila u bë virale, 43 vjeçari pronar i dyqanit për pemë, Ahmed Al Ahmed, shihet se si vrapon drejt sulmuesit dhe ia merr armën. Pasi ia mori armën, ai e ktheu drejt tij dhe e detyroi të tërhiqet.

Donacionin më të madh të njëfishtë e bëri miliarderi amerikan Uilliam Akman, drejtor ekzekutiv i Pershing Square Capital Management, i cili në platformën X e lavdëroi "heroin e guximshëm" për shpëtimin e jetëve. sa/

Foto: X

Остани поврзан