• вторник, 21 април 2026

Një dëshmitar në gjykimin për "Puls": Si sekretar komunal nuk kisha kompetencë t'i kontrolloj shërbimet inspektuese

Një dëshmitar në gjykimin për

Shkup, 20 prill 2026 (MIA) – Dëshmitari Dragan Ananiev, i punësuar në Komunën Koçan, në seancën e sotme gjyqësore për zjarrin në diskotekën “Puls” në sallën e gjyqit në “Idrizovë” deklaroi se ka punuar edhe si sekretar kryesor komunal, por se nuk ka pasur kompetencë për kontroll të shërbimeve inspektuese. 

Dëshmitari sqaroi se nga viti 2023 ishte emëruar kryeinspektor në Komunë dhe ishte formuar departament i veçantë për shërbime inspektuese, edhe atë të komunikacionit, komunale, ndërtimore dhe për mjedis jetësor. 

I pyetur nëse si sekretar komunal ka kryer kontroll në shërbimet inspektuese, dëshmitari tha – jo. 

“Nuk kam kompetencë ligjore për kontroll të shërbimeve inspektuese”, tha dëshmitari. 

Në pyetjen që të sqaronte se kush është përgjegjës për kontrollin e shërbimeve të inspektimit kur nuk ka udhëheqës, dëshmitari tha se në përputhje me Ligjin për mbikëqyrjen e inspektimit, kur nuk ka drejtues të një departamenti të mbikëqyrjes së inspektimit, ai funksionon në mënyrë që personi që zgjidhet të kryejë kontrollin.

Funksionon në atë mënyrë që ai që është i zgjedhur, kryetari – tha dëshmitari:.

Dëshmitari tha se inspektorët sjellin një plan vjetor me kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme, të cilat i nënshtrohen kontrollit nga inspektorati shtetëror, dhe i dorëzohen gjithashtu Këshillit të Komunës dhe kryetarit të komunës.

“Raportet vjetore i përgatisin inspektorët, ndërsa i nënshkruan kryetari i komunës”, tha dëshmitari. 

Ai u përgjigj edhe në pyetjet e drejtpërdrejta nga i akuzuari Ognjen Georgiev, inspektor ndërtimor komunal në Komunën Koçan. 

I pyetur nëse gjatë themelimit të subjektit të ri juridik ose degës është e nevojshme në Komunë të dorëzohet dokumentacion, dëshmitari tha – jo. 

“Nuk ka dokumentacion të tillë që pranohet në Komunë. Për aktivitetin e hotelerisë, Komuna e Koçanit ka shumë pak kompetencë të caktuar. Mbahet një regjistër i personave fizikë, me personat juridikë nuk kam kompetencë. Me ata privatë vetëm për zonat e trafikut publik, asnjë dokumentacion tjetër”, tha dëshmitari.

I pyetur nëse kur ndonjë person zyrtar do të konfirmojë parregullsi jashtë kompetencës së tij, nëse dorëzohet te shërbimet kompetente inspektuese, dëshmitari tha se çdo kërkesë e arritur ose njoftim ridërgohet. 

“Ai nuk mund të veprojë, por po e përcjellin në institucionin kompetent. Pavarësisht nëse është brenda apo jashtë”, tha dëshmitari.

Në miratimin e PDU, dëshmitari tha se inspektorët ndërtimorë nuk kanë kompetencë të marrin pjesë, e as, kryetari, i cili, siç tha, nuk është as ekspert për këtë drejtim.

I pyetur nëse kontrolli i veprimtarisë hotelierike është në kompetencë të inspektorit ndërtimor ose kryetarit të komunës, dëshmitari tha – jo, ajo është kompetencë e dikujt tjetër. 

Më parë, në seancën e sotme u dëgjua edhe dëshmitari Aleksandar Josifov, i cili nga viti 2017 deri në vitin 2021 ishte sekretar kryesor në Komunën e Koçanit, gjatë mandatit të kryetarit të komunës Nikollço Iliev.

Josifovi tha se në ato vite, në Komunën e Koçanit funksiononin tre shërbime inspektuese - inspektorati komunal, ai mjedisor dhe ai i ndërtimit, ndërsa më vonë u punësua edhe një inspektor trafiku, por nuk kishte udhëheqës të shërbimeve inspektuese.

Dëshmitari Josifov tha se ata nuk kishin përgjegjësi të drejtpërdrejtë me shërbimet e inspektimit, por ofronin mbështetje, për shembull, nëse kishin nevojë të përdornin një automjet ose diçka të ngjashme.

Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçani shpërtheu më 16 mars 2025, gjatë një performance nga grupi DNK, dhe është një nga tragjeditë më të këqija në historinë e kohëve të fundit të vendit. Në të ndërruan jetë 63 person, ndërsa mbi 63 persona janë plagosur. 

Gjykimi gjendet në procedurën dëshmuese me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë, të cilën e përfaqëson një ekip prej 15 prokurorëve publikë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан