Një bazë ajrore në afërsi të Dubait që përdoret nga forcat australiane është goditur me dron
- Një bazë ajrore në afërsi të Dubait, të cilën e përdorin forcat australiane, është goditur nga një dron, deklaroi mëngjesin e sotëm ministri australian i Mbrojtjes, Riçard Marls.
Dubai, 3 mars 2026 (MIA) - Një bazë ajrore në afërsi të Dubait, të cilën e përdorin forcat australiane, është goditur nga një dron, deklaroi mëngjesin e sotëm ministri australian i Mbrojtjes, Riçard Marls.
Selia operative e Australisë, baza ajrore "Al Minhad", u godit të shtunën, deklaroi Marls para gazetarëve.
"Të gjithë australianët të cilët janë atje janë të sigurt dhe të evidentuar. Nuk ka australianë të lënduar", tha ai.
"Australia ka më shumë se 100 anëtarë të personelit në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa shumica janë të stacionuar në Emiratet e Bashkuara Arabe", deklaroi Marls.
Министерката за надворешни работи, Пени Вонг, ги советуваше Австралијците да не патуваат во голем дел од Блискиот Исток.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Peni Vong i ka këshilluar australianët të mos udhëtojnë në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.
"E dimë që kjo është një kohë e vështirë për shumë australianë, veçanërisht ata të cilët kanë familje në rajon ose kanë planifikuar udhëtime", shkroi ajo në Iks.
"Prioriteti ynë është siguria dhe mbrojtja e australianëve. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me linjat ajrore dhe industrinë e turizmit", shtoi Vong.
SHBA-ja dhe Izraeli të shtunën nisën një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Iranit në të cilën u vra udhëheqësi suprem, Ajatollahu Ali Hamenei. Teherani u përgjigj me sulme në të gjithë rajonin, duke lëshuar raketa në bazat amerikane në disa shtete të Gjirit.