• понеделник, 03 март 2025

Nju Jork Tajms: SHBA-ja i pezullon operacionet kibernetike kundër Rusisë, si pjesë të përpjekjeve për të përmirsuar marrëdhëniet

Nju Jork Tajms: SHBA-ja i pezullon operacionet kibernetike kundër Rusisë, si pjesë të përpjekjeve për të përmirsuar marrëdhëniet

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset ka urdhëruar komandën kibernetike të SHBA-së t'i ndalë operacionet sulmuese kibernetike kundër Rusisë, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë dhe të arrijë marrëveshje me Moskën për paqe në Ukrainë, publikoi sot Nju-Jork Tajms. Në raportin e gazetës amerikane, ku citohen deklaratat e zyrtarit aktual dhe dy ish zyrtarëve, të informuar me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, thuhet se ishte me sa duket pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të tërhequr presidentin rus, Vlladimir Putin në negociata për Ukrainën dhe një marrëdhënie të re me SHBA-në.

Shtohet se urdhri për ndalimin e operacioneve sulmuese kibernetike kundër Rusisë është lëshuar para takimit midis presidentit amerikan dhe ukrainas, Donald Tramp dhe Vollodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë, që përfundoi me shkëmbim fjalësh të ashpra dhe pa nënshkrimin e paralajmëruar të marrëveshjes për mineralet e Ukrainës. Shtrirja dhe kohëzgjatja e saktë e urdhrit të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së është e paqartë, pasi kufiri midis operacioneve kibernetike sulmuese dhe mbrojtëse shpesh është i paqartë.

Megjithatë, ruajtja e qasjes deri te rrjetet e mëdha ruse për qëllime spiunazhi është kyç për të kuptuar qëllimet e Putinit derisa hyn në negociata, si dhe për të monitoruar argumentet në Rusi për atë se për cilat kushte duhen insistuar dhe çfarë mund të braktiset, vlerëson Nju-jork Tajms.

Ish funksionarët theksuan se është e zakonshme që liderët civilë të urdhërojnë pushime në operacionet ushtarake gjatë negociatave të ndjeshme diplomatike për të shmangur largimin e tyre nga binarët. rq/bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан