• недела, 01 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

"Njujork tajms": Rubio nuk udhëton për Londër për shkak të deklaratës së Zelenskit se Krimea mbetet ukrainase

Uashington, 23 prill 2025 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, ka anuluar vizitën në Londër, ku sot po mbahen takime për arritjen e paqes në Ukrainë, për shkak të deklaratës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se Kievi nuk do ta njohë Krimenë si ruse në asnjë marrëveshje paqeje.

Departamenti i shtetit sqaroi se Rubio nuk ka udhëtuar për shkak të konflikteve "teknike" dhe "logjistike" në orar.

Në takim nuk do të marrë pjesë edhe Stiv Uitkof, i derguari special i Trampit, i cili zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me Kremlinin. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga Kit Kelog, përfaqësuesi special i SHBA-së për Ukrainën, i cili pritet të marrë një përgjigje zyrtare nga Ukraina për propozimin e paqes të SHBA-së që parashikon njohjen ligjore të Krimesë si ruse dhe Kievi të heqë dorë nga ideja e anëtarësimit në NATO. Territoret e mbetura të okupuara të Ukrainës de fakto do të trajtoheshin si ruse.

Zelenski, nga ana tjetër, deklaroi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga integriteti i saj territorial. "Sipas Kushtetutës sonë, Krimea është pjesë e Ukrainës," tha ai. Delegacioni i Kievit në Londër do të fokusohet në një "armëpushim të pakushtëzuar".

Presidenti Donald Tramp më parë paralajmëroi se SHBA-ja mund të tërhiqet nga negociatat nëse nuk ka përparim, por shprehu shpresën për një zgjidhje të shpejtë. Sipas tij, "çdo ditë luftë do të thotë mijëra jetë të humbura", prandaj Uashingtoni kërkon përparim urgjent drejt arritjes së paqes. ls/ 

 

Остани поврзан