Njoki në salcë kremoze me kungulleshka dhe kërpudha
E thjeshtë, kremoze dhe shumë e shijshme..
Përbërësit:
2-3 thelpinj hudhër
vaj ulliri
1 kungulleshk
5-6 kërpudha të mëdha
njoki
ajkë për gatim
kripë, piper, bimë të thata
djathë parmixhano
1 dl verë e bardhë
Përgatitja:
Skuqni hudhrën në vaj ulliri, shtoni kërpudhat e prera dhe kungulleshkat. Kur lëngu të jetë avulluar, shtoni verën dhe lëreni të ziejë ngadalë për 10 minuta të tjera. Kriposni, hidhni piper, shtoni erëza të thata dhe hidhni sipër ajkë gatimi. Ndërkohë, zieni njokit, kullojini dhe përziejini me salcën e kungulleshkave dhe kërpudhave. Shërbejini të spërkatura me djathë parmixhano.
Foto: Freepik