Një raketë iraniane qëlloi bazën e madhe amerikane në Katar
- Një raketë balistike e lansuar nga Irani e ka qëlluar bazën Al-Udeid në Katar, bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, kumtoi Ministria katariane e Mbrojtjes.
Katar, 4 mars 2026 (MIA) - Një raketë balistike e lansuar nga Irani e ka qëlluar bazën Al-Udeid në Katar, bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, kumtoi Ministria katariane e Mbrojtjes.
Ministria kumtoi se vendi ka qenë objektiv i dy raketave balistike të lansuara nga Irani.
"Sistemet për mbrojtje ajrore me sukses kanë kapur një nga raketat, ndërsa raketa e dytë e ka qëlluar bazën Al-Udeid pa shkaktuar viktima", thuhet në kumtesë.
Ministria nuk dha informata për vendin e saktë të goditjes së raketës ose për dëmin eventual.
Irani tashmë e ka sulmuar bazën vitin e kaluar si hakmarrje për bombardimet amerikane ndaj centraleve bërthamore iraniane.
Al-Udeid është një nga bazat më të rëndësishme amerikane në Lindjen e Mesme. Sipas raporteve, aty zakonisht stacionohen rreth 10.000 ushtarë dhe personel civil. Baza shërben edhe si qendër komanduese për operacionet ushtarake amerikane në rajon.
Shtabi i komandës rajonale amerikane për Lindjen e Mesme (CENTCOM) gjendet në Tampa, Floridë. bsh/
Foto: Al-Udeid në Fejsbuk