• недела, 01 февруари 2026

Një person ndërroi jetë, dy të tjerë të lënduar rëndë në tri aksidente rrugore

Një person ndërroi jetë, dy të tjerë të lënduar rëndë në tri aksidente rrugore

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Një person e humbi jetën, ndërsa dy janë lënduar rëndë në tre aksidente rrugore që ndodhën gjatë dy ditëve të shkuara në rajonet e Shkupit, Koçanit dhe Gostivarit, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në Shkup në kryqëzimin e bul. "Aleksandri i Maqedonisë"”, rr. “Brigada e 16-të Maqedonase” dhe rr. "Brigadat Ndërkombëtare", sot në mëngjes rreth orës 04:10, një automjet udhëtarësh "Ford" me targa të Shkupit, drejtuar nga B.S. (45) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me automjet të Ndihmës Urgjente Mjekësore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm "Sh. Naum Ohridski" të Shkupit, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion në Mjekësinë Ligjore, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetues i SPB Shkup.

Më 24.01.2026, në orën 15:43, në NJPB Koçan u denoncua se në rr. “Marshal Tito” në Koçan, një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Koçanit, e drejtuar nga A.P. (34) nga fshati Çeshinovë, ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore u dërgua në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. me urdhër të prokurorit publik, ishte bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetues i NJPB Koçan.

Në ditën e njëjtë, në orën 15:15, në NJPB Gostivar u denoncua se në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, pranë Urës së Rostushës, ka ndodhur një aksident rrugor ku një automjet motorik udhëtarësh "Folksvagen Turan" me targa shqiptare, i drejtuar nga I.T. (40) nga Republika e Shqipërisë, ka dalë jashtë rrugës dhe është përmbysur. Në aksident bashkudhëtarja S.T. (69) nga Republika e Shqipërisë ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore "Shën Erazmo" në Ohër. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip i NJPB Gostivar.

Foto:МIА arkivi

Остани поврзан