Një grua e ka humbur jetën në një zjarr në lagjen Jashtë Vardarit në Tetovë
- Një grua e moshuar e ka humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi familjare në lagjen Jashtë Vardarit të Tetovës rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve nga Njësiti territorial i zjarrfikësve (NJTZ) Tetovë, në kohën e fatkeqësisë, gruaja ishte vetëm në shtëpi, ndërsa burri i saj ishte jashtë. Gjatë ndërhyrjes, zjarri u lokalizua, pas së cilës u vu re se brenda kishte një person të vdekur.
Tetovë, 11 mars 2026 (MIA) - Një grua e moshuar e ka humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi familjare në lagjen Jashtë Vardarit të Tetovës rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve nga Njësiti territorial i zjarrfikësve (NJTZ) Tetovë, në kohën e fatkeqësisë, gruaja ishte vetëm në shtëpi, ndërsa burri i saj ishte jashtë. Gjatë ndërhyrjes, zjarri u lokalizua, pas së cilës u vu re se brenda kishte një person të vdekur.
"Kemi një viktimë, për fat të keq, brenda shtëpisë. Zjarrfikësit shkuan atje me tre kamionë dhe ne ndërhymë me tetë zjarrfikës. Burri që ishte me të ishte jashtë shtëpisë, nuk kishte askush tjetër që mund ta kishte vënë re. Fqinjët që jetonin përreth tyre vunë re se kishte tym dhe thirrën njësitin e zjarrfikësve", informoi Avni Ameti, komandant i NJTZ Tetovë.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, policia dhe prokuroria nisën një hetim për të përcaktuar detajet rreth zjarrit.mb/
Foto: MIA