Një aeroplan ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Tiranës, një pasagjer ka tentuar të bëjë vetëvrasje
- Një aeroplan, i cili ka fluturuar në linjen Lion-Stamboll, pasdite rreth orës 14 ka bërë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.
Tiranë, 22 maj 2024 (MIA) - Një aeroplan, i cili ka fluturuar në linjen Lion-Stamboll, pasdite rreth orës 14 ka bërë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.
Sipas policisë, shkaku për këtë është tentativa e një pasagjeri, shtetas afgan, për të kryer vetëvrasje gjatë fluturimit.
"Personi M.N. (40) shtetas i Afganistanit ka tentuar të vetëvritet me prerjen e damarëve të dorës me brisk. Ai është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën", thuhet në njoftimin e policisë. qa/bsh/
Foto: MIA