• петок, 31 јануари 2025

Doneli: Gjurmimi për të mbijetuarit nga fatkeqësia ajrore në Uashington po zhvillohet në kushte të rënda

Doneli: Gjurmimi për të mbijetuarit nga fatkeqësia ajrore në Uashington po zhvillohet në kushte të rënda

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Shefi i shërbimit zjarrfikës të Uashingtonit dhe shërbimit për raste urgjente, Xhon A.Doneli i Vjetri deklaroi se të gjitha përpjekjet në kuadër të gjurmimit për të mbijetuarit e fatkeqësisë ajrore në afëris të Uashingtonit, kur u ndeshën një helikopter ushtarak dhe një aeriplan udhëtarësh, janë kahëzuar drejt lumit Potomak dhe se kushtet janë të rënda për shkak të thellësisë dhe ftohtësisë së ujit, si dhe për shkak të erës.

Doneli deklaroi se kushtet për zhytje janë të vështira sepse uji i lumit është i trubullt, kështu që operacioni për kërkim me siguri do të zgjasë disa ditë, transmetoi Si-En-En.

Ekipi i zhytësve nga zyra e FBI-së në Uashington po i ndihmon përpjekjet për locim të viktimave nga rrëzimi i aeroplanit dhe helikopterit, deklaroi zëdhënësi i byrosë për Si-En-En.

Prefektja e Uashingtonit, Muriel Bouzer sot në mëngjes konfirmoi se edhe aeroplani i udhëtarëve edhe helikopteri ushtarak kanë rënë në lumin Potomak. Ajo deklaroi se 64 persona ndodheshin në aeroplanin e kompanisë "Amerikan erllajns", ndërsa tre në helikopterin ushtarak.

Bouzer tha se hetimin për incidentin do ta zhvillojë Këshilli nacional për siguri dhe transport.

Rreth 19 aeroplanë ishin në ajër në momentin e rënies së aeroplanit dhe helikopterit në afërsi të aeroportit Ronald Regan, ndërkaq ata ishin kahlzuar drejt aeroportit ndërkombëtar Dales, rreth 30 kilometra në perëndim.

Në aeroportin Regan dje u caktuan rreth 858 fluturime hyrëse dhe dalëse, ndërsa për sot janë caktuar 869 fluturime.

Fatkeqësia e fundit e madhe e ndonjë aeroplani në SHBA ndodhi në shkurt të vitit 2009 kur aeroplani i kompanisë "Kontinental erllajns" u rrëzua mbi një shtëpi në afërsi të aeroportit Bafallo, Nju-Jork, me ç'rast jetën e humbën 49 perosna.

Deri më tani janë gjetur trupar e së paku 18 udhëtarëve të vdekur. Në aeroplanin e udhëtarëve ka pasur gjithsej 64 udhëtarë ndërsa në helikopterin ushtarak "Black hawk" ndodheshin tre ushtarë.

Përfaqësuesi zyrta për Si-Bi-Es deklaroi se deri mët ani nuk janë gjetur të mbijetuar. ab/

Foto: Х

Остани поврзан