Një adoleshent vrau një fëmijë në sulmin me thikë në një shkollë në Rusi, disa të lënduar
- Një incident i rëndë dhe tragjik ndodhi në një shkollë të rajonit të Moskës mëngjesin e sotëm kur një adoleshent me thikë ka sulmuar njerëz në një institucion arsimor. Pesëmbëdhjetë vjeçari është burgosur në fshatin Gorki, në afërsi të Moskës, pasi është i dyshuar për vrasjen e një djali dhjetë vjeçar. Rëndë janë lënduar edhe tre nxënës dhe një roje sigurimi, në sulmin ndaj një shkolle.
Moskë, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Një incident i rëndë dhe tragjik ndodhi në një shkollë të rajonit të Moskës mëngjesin e sotëm kur një adoleshent me thikë ka sulmuar njerëz në një institucion arsimor. Pesëmbëdhjetë vjeçari është burgosur në fshatin Gorki, në afërsi të Moskës, pasi është i dyshuar për vrasjen e një djali dhjetë vjeçar. Rëndë janë lënduar edhe tre nxënës dhe një roje sigurimi, në sulmin ndaj një shkolle.
Sipas informacioneve të disponueshme, adoleshenti T.K. është nxënës i klasës së nëntë në shkollë. Ai e ka filluar sulmin duke ardhur i armatosur, fillimisht e ka spërkatur sigurimin me sprej, ndërsa më pas e ka goditur me thikë. Më pas ka hyrë në shkollë dhe fillur të sulmojë fëmijët.
Mediat raportojnë se sulmuesi kishte një maskë në kokë dhe mbante një bluzë të bardhë me mbishkrimin e zi "Asnjë jetë nuk ka rëndësi". Ende nuk dihet nëse ai ka sulmuar fëmijët në mënyrë të rastësishme apo kishte objektiva të pacaktuara.
Një djalë ka ndërruar jetë nga plagët, ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë. Pas sulmit, kur policia kishte arritur në shkollë, i dyshuari ka marrë një fëmijë si peng dhe është mbyllur në një klasë me të, duke i mbajtur thikën në qafë. Policia ka arritur të thyente derën dhe të neutralizonte para se ndodhnin dëmtime të mëtejshme.
Sulmuesi e ka xhiruar veten teksa mbanë thikë dhe sulmonte.
Në rrjete sociale u shfaqën pamje në të cilat shihet se si policë të pajisur plotësisht e arrestojnë të dyshuarin dhe e vendosin në një automjetë patrullimi. Një numër i madh automjetesh policore dhe ambulanca janë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve jozyrtare, në shtëpinë e djalit janë gjetur sende që tregojnë se sulmi ishte planifikuar, dhe dyshohet se janë zbuluar edhe pajisje shpërthyerse të improvizuara. qa/
Foto: Printskrin
🚨 In the #Moscow region, a teenager wearing a balaclava and wielding a knife attacked an elite school. He killed one person and wounded two. pic.twitter.com/KjQKmfURSN
— News.Az (@news_az) December 16, 2025
In the 🇷🇺Moscow region, a 15-year-old teenager attacked schoolchildren with a knife. One child died and several were injured, — Russian media
— ★ᚹᛁᚲᛁᚾᚷ★🏴☠️💎 (@booyahviking) December 16, 2025
Interesting inscriptions on the helmet. What's the situation with denazification there? pic.twitter.com/oQRadq8FjD