Nikollovski në takim me ambasadorin e Çekisë, Ludva: Po shqyrtohet mundësia për vendosje të linjave të reja ajrore
- Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva, ku, siç informojnë nga kabineti i tij, u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale dhe u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm në sektorë të ndryshëm të interesit të përbashkët për të dy vendet.
Shkup, 1 tteor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva, ku, siç informojnë nga kabineti i tij, u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale dhe u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm në sektorë të ndryshëm të interesit të përbashkët për të dy vendet.
Në takim, siç informojnë nga Ministria e Transportit, u hap edhe çështja për mundësinë për vendosje të linjave tër eja ajrore mes dy vendeve, me ç'rast Nikollovski e njoftoi ambasadorin për kushtet dhe kriteret nga konkursi tashmë i shpallur për mbështetje financiare për vendosje të destinacioneve tër eja drejt/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostoli Pal në Ohër.
Plotësisht, Nikollovski e informoi ambasadorin Ludva edhe për planet investuese në infrastrukturë.
Në takim u bisedua edhe për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, me theks të veçantë në proceset reformuese që po zbatohen, ndërkaq janë nëd rejtim të rrugës eurointegruese të vendit. Mes tjerash, edhe për reformat lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Nikollovski, thuhet në kumtesë, e potencoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, me ç'rast që të dy u dakorduan se ekziston mundësi për intensifikim të një bashkëpunimit të tillë në interes të të dy shteteve. ab/
Fotо: Ministria e Transportit